Account

Posts of Hoxha Xhemal Jakupi

newest first

#932Text
Views470−61%vs avg
Forwards—
Reactions17
Comments—
#931Text
Views1,050−12%vs avg
Forwards—
Reactions27
Comments—
#929Text
Views1,620+35%vs avg
Forwards—
Reactions30
Comments—
#928Text

💎 Me gëzim dhe kënaqësi e pritëm lajmin, tashmë të bërë publik, për ndalimin e qarkullimit të librave të 100 autorëve të dyshimtë dhe të devijuar, sipas një liste të përpiluar nga një prej vatrave të dijes dhe edukimit: Universiteti Islamik i Medinës. ▪️ Në këtë listë përfshihen autorë dhe aktivistë të profileve të ndryshme, të cilët kanë përhapur risi të shëmtuara në Fe dhe interpretime të pabaza të teksteve fetare, duke kontribuar kështu në shtrembërimin e imazhit të Islamit. ▪️ Ndër emrat më të njohur të përfshirë në këtë listë janë: Sejjid Kutbi, Ebu el-A'la elMewdudi, Hasen enNedewi, Selman el'Aude, Sefer elHawali, Muhamed el'Arifi, Abdulaziz etTarifi, Sulejman el'Ulwan, Jusuf elKardawi etj. ▪️ Për rrezikun e këtyre personave, si dhe të organizatës së njohur me emrin "Vëllazëria Myslimane", kishte paralajmëruar Dijetari i madh, prof. dr. shejh Rabië ibën Hadi el-Medkhalij, Allahu e mëshiroftë, që para më shumë se dyzet vjetësh. Ai i bëri këto paralajmërime pikërisht në kohën kur këta persona dhe këto organizata gëzonin popullaritet të madh, ndërsa vetë ai përballej me sulme dhe akuza nga qarqe të ndryshme politike dhe nga shumë aktivistë. 🔸 Megjithatë, ai qëndroi i palëkundur në qëndrimet e tij, pavarësisht presioneve dhe sulmeve. Sot, pas vdekjes së tij, Allahu e mëshiroftë, rëndësia e kontributit të tij po njihet edhe nga institucione të larta shkencore e arsimore, madje edhe nga disa shtete. 🔸 Me shumë vend kishte thënë dijetari i madh AbdusSelam ibën Berxhes, Allahu e mëshiroftë, duke iu drejtuar shejh Rabisë: 🔸 "Pas vdekjes sate, librat e tu do të studiohen dhe vlerësohen ashtu siç studiohen dhe vlerësohen librat e Ibën Tejmijes." 🔸 Allahu i mëshiroftë dijetarët që, me sinqeritet dhe përkushtim, kanë luftuar për mbrojtjen e Fesë së Tij! Allahu i ruajttë muslimanët nga kurthet e devijuesve dhe ua ndriçoftë mendjet e zemrat, që të jenë në gjendje ta dallojnë të vërtetën nga e pavërteta! ✍ Shkroi: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

Open in Telegram
Views2,460+105%vs avg
Forwards—
Reactions88
Comments—
#927Text
Views1,910+59%vs avg
Forwards—
Reactions53
Comments—
#925Text
Views1,730+44%vs avg
Forwards—
Reactions34
Comments—
#924Text
Views1,570+31%vs avg
Forwards—
Reactions25
Comments—
#923Text

💎 Imam Ismail etTejmi el-Asbahanij (457–535H = 1065–1141G), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Një nga argumentet, që vërtetojnë se Pasuesit e Hadithit janë në të vërtetën, është fakti se, nëse do t’i shqyrtoje të gjithë librat që ata i kanë shkruar, nga i pari deri tek i fundit, si ata të hershmit, ashtu edhe ata të mëvonshmit, pavarësisht dallimeve në vendet dhe kohët ku kanë jetuar, largësisë mes tyre dhe faktit se secili prej tyre ka banuar në një krahinë të ndryshme, do t’i gjeje ata, në shpjegimin e akides (besimit), në një rrugë të vetme dhe në një metodologji të vetme, të cilën e ndjekin pa u shmangur dhe pa anuar prej saj. 🔸 Qëndrimi i tyre në këtë çështje është i njëjtë dhe transmetimet e tyre janë të njëjta. Nuk sheh mes tyre asnjë mospajtim apo përçarje në ndonjë çështje, sado e vogël qoftë ajo. Madje, nëse do t'i mblidhje të gjitha ato që kanë shprehur me gjuhët e tyre dhe që kanë transmetuar nga të parët e tyre, do të të dukej sikur të gjitha kanë dalë nga një zemër e vetme dhe janë shprehur nga një gjuhë e vetme. 🔸 A ka argument më të qartë se ky për të dëshmuar të vërtetën? Allahu i Lartësuar ka thënë: {أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ ۚ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ اللهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلَافًا كَثِيرًا} [النساء: ٨٢] “A nuk e përsiatin ata Kuranin? Sikur ai të ishte nga dikush tjetër e jo nga Allahu, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (enNisa': 82) Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë: {وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا} [آل عمران: ١٠٣] “Kapuni të gjithë fort pas Litarit të Allahut dhe mos u përçani!” (Ali Imran: 103) 📚 elHuxhxhe fi bejani elMehaxhxhe, vëll. 2, f. 239. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

Open in Telegram
Views1,820+52%vs avg
Forwards—
Reactions38
Comments—
#922Text
Views2,640+120%vs avg
Forwards—
Reactions42
Comments—
#919Text

💎 Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 E gjithë Feja është moral. Prandaj, ai që të tejkalon në moral, të ka tejkaluar në Fe. 🔸 Po kështu është edhe asketizmi. elKetani ka thënë: “Asketizmi është moral. Kush të tejkalon në moral, të ka tejkaluar në asketizëm.” 🔸 Kanë thënë: “Morali i bukur është dhënia e të mirave, frenimi i të këqijave dhe përballimi i shqetësimeve.” 🔸 Kanë thënë, gjithashtu: “Morali i bukur është dhënia e të mirës dhe frenimi i së keqes.” 🔸 Disa kanë thënë: “Morali i bukur është pastrimi nga veset dhe stolisja me virtyte.” 🔸 Morali i bukur ndërtohet mbi katër shtylla, pa të cilat nuk mund të paramendohet ngritja e trungut të tij. Ato janë: durimi, dëlirësia/ndershmëria, trimëria dhe drejtësia. 1⃣ Durimi e bën njeriun t’i përballojë sjelljet e këqija të të tjerëve, ta përmbajë zemërimin, të frenojë dëmtimin e të tjerëve, të jetë i matur, i duruar dhe i butë, si dhe ta shmangë nxitimin dhe mendjelehtësinë. 2⃣ Dëlirësia e bën që të largohet nga veprat dhe fjalët e ulëta dhe të pahijshme dhe të stoliset me turp, që është koka e çdo të mire. Ajo, gjithashtu, e pengon nga imoraliteti, koprracia, gënjeshtra, përgojimi dhe bartja e fjalëve. 3⃣ Trimëria e shtyn njeriun drejt dinjitetit të shpirtit dhe zgjedhjes së virtyteve dhe cilësive të larta; si dhe e shtyn në bujari dhe shpenzim, që janë trimëri e shpirtit dhe fuqi për ta nxjerrë nga vetja atë që e do dhe për t’u ndarë prej saj. Trimëria e shtyn njeriun ta gëlltitë mllefin dhe të ketë butësi. Njeriu me fuqi të zemrës dhe me trimëri e përmban veten dhe e frenon atë që të mos bjerë në sulm dhe padrejtësi. Pejgamberi ﷺ ka thënë: ((ليس الشَّديدُ بالصُّرَعةِ، إنَّما الشَّديدُ الذي يَملِكُ نَفسَه عِندَ الغَضَبِ)) "Nuk shihet i fuqishmi në mundje. I fuqishëm është ai që e mban veten kur është i zemëruar.” (Buhariu dhe Muslimi) 🔸 Ky është realiteti i trimërisë. Ajo është një dhunti me të cilën robi e mposht armikun e tij. 4⃣ Drejtësia e shtyn njeriun drejt ekuilibrit në moralin e tij dhe drejt mesatares ndërmjet dy skajeve: teprimit dhe mangësisë. Ajo e shtyn drejt moralit të bujarisë dhe dorëdhënies, i cili është ekuilibër mes dobësisë dhe dorëzimit nga njëra anë dhe poshtërisë dhe zemërngushtësisë nga ana tjetër. Ajo e shtyn drejt moralit të trimërisë, i cili është mes frikacakërisë dhe guximit të pamatur; si dhe drejt moralit të vetëpërmbajtjes, i cili është mes zemërimit dhe poshtërimit të vetvetes. 🔸I gjithë morali i vlershëm dhe i lartë buron nga këto katër. ▪️ Kurse, rrënjët dhe themelet e moralit të ulët janë katër: injoranca, padrejtësia, epshi dhe zemërimi. 1⃣ Injoranca e bën njeriun që të bukurën ta shohë si të shëmtuar dhe të shëmtuarën në pamjen e të bukurës; si dhe përsosmërinë ta shohë si mangësi dhe mangësinë si përsosmëri. 2⃣ Padrejtësia e shtyn që t’i vendosë çështjet aty ku nuk e kanë vendin. Zemërohet kur duhet të jetë i kënaqur, kënaqet kur duhet të zemërohet dhe nxiton aty ku duhet të jetë i matur; është koprrac kur duhet të jetë bujar dhe shpenzon kur duhet të jetë më koprrac; tërhiqet kur duhet të hidhet përpara dhe hidhet përpara kur duhet të tërhiqet; zbutet kur duhet të jetë i ashpër dhe ashpërsohet kur duhet të jetë i butë; bëhet modest kur duhet të jetë krenar dhe bëhet mendjemadh kur duhet të jetë modest. 3⃣ Epshi e shtyn drejt lakmisë, zemërngushtësisë, koprracisë dhe mungesës së dëlirësisë dhe burrërisë, dhe e bën të pangopur, të ulët dhe t’i ketë të gjitha poshtërsitë. 4⃣ Zemërimi e shtyn në mendjemadhësi, urrejtje, zili, armiqësi dhe mendjelehtësi. 📚 Medarixh esSalikin, vëll. 2, f. 194–195. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j

Open in Telegram
Views2,420+102%vs avg
Forwards—
Reactions42
Comments—
#918Text
Views2,370+98%vs avg
Forwards—
Reactions34
Comments—
#917Text
Views2,730+128%vs avg
Forwards—
Reactions66
Comments—
#916Text
Views2,200+84%vs avg
Forwards—
Reactions26
Comments—