Посты канала Hoxha Xhemal Jakupi
💎 AbdulHakk el-Ishbili (510 - 581 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë 🔸 Dije se përfundimi i keq i jetës – Allahu na ruajttë prej tij – nuk u ndodh atyre që janë të udhëzuar në rrugën e drejtë në dukjen e tyre të jashtme dhe që e kanë të përmirësuar gjendjen e tyre të brendshme. Përkundrazi, kjo u ndodh atyre që kanë prishje në mendjen (besimin, idetë, qëllimet) e tyre, këmbëngulin në mëkatet e mëdha dhe guxojnë të kryejnë vepra të rënda e të liga. 🔸 Madje, ndodh që këto gjëra e mbizotërojnë njeriun aq shumë, saqë vdekja e zë para se të pendohet; e rrëmben para se të kthehet tek Allahu dhe e merr para se ta përmirësojë gjendjen e tij të brendshme. Shejtani e mposht atë në këtë çast tronditjeje dhe e rrëmben në këtë çast hutimi. 🔸 Allahu na ruajtë! Allahu na ruajtë që një përfundim i tillë t’i ndodhë dikujt që ka qenë i udhëzuar në rrugën e drejtë, por më pas ka ndryshuar nga gjendja e tij e mëparshme, është larguar nga tradita e tij dhe ka ndjekur një rrugë tjetër. 📚 el'Akibeh fi dhikril-meut, f. 180. 📚 Këtë fjalë e citon Imam #Ibnul_Kajjim në librin Sëmundja dhe Ilaçi, f. 391. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Imam Malik ibn Enes, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë Ibën Vehbit: 🔸 Përcille atë që ke mësuar dhe mjaftohu me kaq! Mos e merr përsipër barrën e askujt, sepse është thënë: "Njeriu më i humbur është ai që e shet Ahiretin e tij për interesa të kësaj bote, ndërsa edhe më i humbur është ai që e shet Ahiretin e tij për interesat e kësaj bote të dikujt tjetër.” 💎 Gjithashtu ka thënë: 🔸 Kur njeriu begatohet me dije dhe bëhet një personalitet i shquar, kah i cili drejtohen gishtat (si shenjë vlerësimi dhe nderimi), atëherë duhet ta vendosë dheun mbi kokën e tij (të bëhet modest) dhe ta përçmojë veten (nefsin) kur është në vetmi. Nuk duhet të gëzohet me pozitat udhëheqëse, sepse, kur të shtrihet në varrin e tij dhe ta mbështesë kokën mbi dhe, e gjithë kjo do t'i vijë rëndë.” 📚 Tertib el-medarik ue takrib el-mesalik, vëll. 2, f. 61. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Ai që nuk u kundërpërgjigjet njerëzve të devijimit dhe bidatit, duke ua rrëzuar argumentet në mënyrë që ua zhvlerëson pretendimet, nuk ia ka dhënë hakun Islamit dhe nuk e ka përmbushur amanetin e diturisë dhe të imanit. Fjala e një njeriu të tillë nuk i shëron zemrat dhe nuk i qetëson shpirtrat dhe me fjalët e tij nuk arrihen dija dhe bindja. 📚 Mexhmuë elFetaua, 20/164. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Me gëzim dhe kënaqësi e pritëm lajmin, tashmë të bërë publik, për ndalimin e qarkullimit të librave të 100 autorëve të dyshimtë dhe të devijuar, sipas një liste të përpiluar nga një prej vatrave të dijes dhe edukimit: Universiteti Islamik i Medinës. ▪️ Në këtë listë përfshihen autorë dhe aktivistë të profileve të ndryshme, të cilët kanë përhapur risi të shëmtuara në Fe dhe interpretime të pabaza të teksteve fetare, duke kontribuar kështu në shtrembërimin e imazhit të Islamit. ▪️ Ndër emrat më të njohur të përfshirë në këtë listë janë: Sejjid Kutbi, Ebu el-A'la elMewdudi, Hasen enNedewi, Selman el'Aude, Sefer elHawali, Muhamed el'Arifi, Abdulaziz etTarifi, Sulejman el'Ulwan, Jusuf elKardawi etj. ▪️ Për rrezikun e këtyre personave, si dhe të organizatës së njohur me emrin "Vëllazëria Myslimane", kishte paralajmëruar Dijetari i madh, prof. dr. shejh Rabië ibën Hadi el-Medkhalij, Allahu e mëshiroftë, që para më shumë se dyzet vjetësh. Ai i bëri këto paralajmërime pikërisht në kohën kur këta persona dhe këto organizata gëzonin popullaritet të madh, ndërsa vetë ai përballej me sulme dhe akuza nga qarqe të ndryshme politike dhe nga shumë aktivistë. 🔸 Megjithatë, ai qëndroi i palëkundur në qëndrimet e tij, pavarësisht presioneve dhe sulmeve. Sot, pas vdekjes së tij, Allahu e mëshiroftë, rëndësia e kontributit të tij po njihet edhe nga institucione të larta shkencore e arsimore, madje edhe nga disa shtete. 🔸 Me shumë vend kishte thënë dijetari i madh AbdusSelam ibën Berxhes, Allahu e mëshiroftë, duke iu drejtuar shejh Rabisë: 🔸 "Pas vdekjes sate, librat e tu do të studiohen dhe vlerësohen ashtu siç studiohen dhe vlerësohen librat e Ibën Tejmijes." 🔸 Allahu i mëshiroftë dijetarët që, me sinqeritet dhe përkushtim, kanë luftuar për mbrojtjen e Fesë së Tij! Allahu i ruajttë muslimanët nga kurthet e devijuesve dhe ua ndriçoftë mendjet e zemrat, që të jenë në gjendje ta dallojnë të vërtetën nga e pavërteta! ✍ Shkroi: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Shtatëmbëdhjetë parime për përvetësimin e dijes së dobishme 1. Sinqeriteti i qëllimit, duke e kërkuar dijen vetëm për hir të Allahut; 2. Dëgjimi me vëmendje; 3. Kuptimi i saktë i asaj që lexon ose dëgjon; 4. Parashtrimi i pyetjeve të duhura; 5. Shënimi dhe shkrimi i dijes; 6. Memorizimi; 7. Përsëritja e asaj që është mësuar; 8. Nxënia graduale e dijes, duke filluar nga çështjet më të thjeshta drejt atyre më të ndërlikuara; 9. Durimi në nxënien e dijes; 10. Rishikimi i vazhdueshëm i njohurive të fituara; 11. Shoqërimi me dijetarët dhe nxënësit e dijes; 12. Edukata dhe sjellja e bukur; 13. Organizimi dhe shfrytëzimi i kohës; 14. Përsëritja dhe shqyrtimi i dijes së bashku me të tjerët; 15. Zbatimi i dijes në praktikë; 16. Përhapja e dijes; 17. Lutja e shpeshtë drejtuar Allahut dhe kërkimi i ndihmës dhe suksesit prej Tij. ✍ Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💡 shënim: Kjo fjalë është publikuar edhe më herët (25.07.2017), por këtu janë bërë disa korrigjime dhe lëmime të shprehjeve. Suksesi vjen Vetëm nga Allahu.
Открыть в Telegram💎 Imam Ibën Muflih (708-763H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸Ndër obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë: - t’ia mbulojë të metat, - t’ia falë gabimin, - t'i mëshirojë lotët e tij, - t’ia anashkalojë rrëshqitjen, - t’ia pranojë arsyetimin, - ta mbrojë kur përgojohet, - ta këshillojë vazhdimisht, - ta ruajë miqësinë me të, - ta respektojë besën që ka ndaj tij, - t’i përgjigjet ftesës së tij, - t’ia pranojë dhuratën, - t’ia shpërblejë vizitën dhe lidhjen që mban me të, - t’ia falënderojë mirësinë, - ta ndihmojë në mënyrën më të mirë, - t’ia plotësojë nevojën, - të ndërmjetësojë për kërkesën e tij, - t’i thotë: «Allahu të mëshiroftë!» kur ai teshtin dhe falënderon Allahun, - t’ia kthejë sendin e humbur, - të mbajë miqësi me të e të mos e armiqësojë, - ta ndihmojë kundër atij që i bën padrejtësi, - ta pengojë nga padrejtësia ndaj të tjerëve, - të mos e dorëzojë, - të mos e braktisë e të mos e lërë pa përkrahje, - t’ia dëshirojë atë që ia dëshiron vetes dhe të mos ia dëshirojë atë që nuk ia dëshiron vetes. 📚 el-Adab eshSher‘ijje, vëll. 1, f. 290. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Zemra lundron në gjashtë fusha dhe nuk ka fusha të tjera përtej tyre. Tri janë të ulëta dhe tri të larta. 🔸 Të ulëtat janë: dynjaja, me të cilën njeriu zbukurohet; nefsi (pasionet dhe dëshirat), që vazhdimisht i pëshpërit; dhe armiku (shejtani), që e cyt (i fut vesvese). Këto janë fushat ku vazhdojnë të lundrojnë shpirtrat e ulët. 🔸 Tri fushat e larta janë: dituria, që ia ndriçon rrugën; mendja, që e udhëzon; dhe Allahu, të Cilin e adhuron. 🔸 Zemrat lundrojnë vetëm në këto fusha. 📚 El-Feuaid, f. 144. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Imam Ismail etTejmi el-Asbahanij (457–535H = 1065–1141G), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Një nga argumentet, që vërtetojnë se Pasuesit e Hadithit janë në të vërtetën, është fakti se, nëse do t’i shqyrtoje të gjithë librat që ata i kanë shkruar, nga i pari deri tek i fundit, si ata të hershmit, ashtu edhe ata të mëvonshmit, pavarësisht dallimeve në vendet dhe kohët ku kanë jetuar, largësisë mes tyre dhe faktit se secili prej tyre ka banuar në një krahinë të ndryshme, do t’i gjeje ata, në shpjegimin e akides (besimit), në një rrugë të vetme dhe në një metodologji të vetme, të cilën e ndjekin pa u shmangur dhe pa anuar prej saj. 🔸 Qëndrimi i tyre në këtë çështje është i njëjtë dhe transmetimet e tyre janë të njëjta. Nuk sheh mes tyre asnjë mospajtim apo përçarje në ndonjë çështje, sado e vogël qoftë ajo. Madje, nëse do t'i mblidhje të gjitha ato që kanë shprehur me gjuhët e tyre dhe që kanë transmetuar nga të parët e tyre, do të të dukej sikur të gjitha kanë dalë nga një zemër e vetme dhe janë shprehur nga një gjuhë e vetme. 🔸 A ka argument më të qartë se ky për të dëshmuar të vërtetën? Allahu i Lartësuar ka thënë: {أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ ۚ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ اللهِ لَوَجَدُوا فِيهِ اخْتِلَافًا كَثِيرًا} [النساء: ٨٢] “A nuk e përsiatin ata Kuranin? Sikur ai të ishte nga dikush tjetër e jo nga Allahu, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (enNisa': 82) Gjithashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë: {وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا} [آل عمران: ١٠٣] “Kapuni të gjithë fort pas Litarit të Allahut dhe mos u përçani!” (Ali Imran: 103) 📚 elHuxhxhe fi bejani elMehaxhxhe, vëll. 2, f. 239. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 Hafidh Ibën Rexheb elHanbelij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Çdokënd, që e braktis kërkimin e ndihmës nga Allahu dhe kërkon ndihmë nga dikush tjetër, Allahu e lë në dorë të atij prej të cilit ka kërkuar ndihmë dhe kështu, ai mbetet i zhgënjyer. 📚 Xhami‘ el'Ulumi uel-Hikem, vëll. 1, f. 482. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram🔥E Re 🔥 “Zbulimi i injorancës së rëndë dhe gënjeshtrave të ndyra të bidatçiut - Besim Gjelaj.”
Открыть в TelegramNjë shkrim i shkurtër por i fuqishëm për demaskimin e gënjeshtrave, manipulimeve dhe trillimeve të Besim Gjelës. Tani Gjela duhet të përgjigjet me dituri (që nuk ka), e jo vetëm me manipulime emocionale, shpifje dhe fjalë të përgjithshme që nuk kanë baze dhe nuk lidhen me asnjë litar.
Открыть в Telegram💎 Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 E gjithë Feja është moral. Prandaj, ai që të tejkalon në moral, të ka tejkaluar në Fe. 🔸 Po kështu është edhe asketizmi. elKetani ka thënë: “Asketizmi është moral. Kush të tejkalon në moral, të ka tejkaluar në asketizëm.” 🔸 Kanë thënë: “Morali i bukur është dhënia e të mirave, frenimi i të këqijave dhe përballimi i shqetësimeve.” 🔸 Kanë thënë, gjithashtu: “Morali i bukur është dhënia e të mirës dhe frenimi i së keqes.” 🔸 Disa kanë thënë: “Morali i bukur është pastrimi nga veset dhe stolisja me virtyte.” 🔸 Morali i bukur ndërtohet mbi katër shtylla, pa të cilat nuk mund të paramendohet ngritja e trungut të tij. Ato janë: durimi, dëlirësia/ndershmëria, trimëria dhe drejtësia. 1⃣ Durimi e bën njeriun t’i përballojë sjelljet e këqija të të tjerëve, ta përmbajë zemërimin, të frenojë dëmtimin e të tjerëve, të jetë i matur, i duruar dhe i butë, si dhe ta shmangë nxitimin dhe mendjelehtësinë. 2⃣ Dëlirësia e bën që të largohet nga veprat dhe fjalët e ulëta dhe të pahijshme dhe të stoliset me turp, që është koka e çdo të mire. Ajo, gjithashtu, e pengon nga imoraliteti, koprracia, gënjeshtra, përgojimi dhe bartja e fjalëve. 3⃣ Trimëria e shtyn njeriun drejt dinjitetit të shpirtit dhe zgjedhjes së virtyteve dhe cilësive të larta; si dhe e shtyn në bujari dhe shpenzim, që janë trimëri e shpirtit dhe fuqi për ta nxjerrë nga vetja atë që e do dhe për t’u ndarë prej saj. Trimëria e shtyn njeriun ta gëlltitë mllefin dhe të ketë butësi. Njeriu me fuqi të zemrës dhe me trimëri e përmban veten dhe e frenon atë që të mos bjerë në sulm dhe padrejtësi. Pejgamberi ﷺ ka thënë: ((ليس الشَّديدُ بالصُّرَعةِ، إنَّما الشَّديدُ الذي يَملِكُ نَفسَه عِندَ الغَضَبِ)) "Nuk shihet i fuqishmi në mundje. I fuqishëm është ai që e mban veten kur është i zemëruar.” (Buhariu dhe Muslimi) 🔸 Ky është realiteti i trimërisë. Ajo është një dhunti me të cilën robi e mposht armikun e tij. 4⃣ Drejtësia e shtyn njeriun drejt ekuilibrit në moralin e tij dhe drejt mesatares ndërmjet dy skajeve: teprimit dhe mangësisë. Ajo e shtyn drejt moralit të bujarisë dhe dorëdhënies, i cili është ekuilibër mes dobësisë dhe dorëzimit nga njëra anë dhe poshtërisë dhe zemërngushtësisë nga ana tjetër. Ajo e shtyn drejt moralit të trimërisë, i cili është mes frikacakërisë dhe guximit të pamatur; si dhe drejt moralit të vetëpërmbajtjes, i cili është mes zemërimit dhe poshtërimit të vetvetes. 🔸I gjithë morali i vlershëm dhe i lartë buron nga këto katër. ▪️ Kurse, rrënjët dhe themelet e moralit të ulët janë katër: injoranca, padrejtësia, epshi dhe zemërimi. 1⃣ Injoranca e bën njeriun që të bukurën ta shohë si të shëmtuar dhe të shëmtuarën në pamjen e të bukurës; si dhe përsosmërinë ta shohë si mangësi dhe mangësinë si përsosmëri. 2⃣ Padrejtësia e shtyn që t’i vendosë çështjet aty ku nuk e kanë vendin. Zemërohet kur duhet të jetë i kënaqur, kënaqet kur duhet të zemërohet dhe nxiton aty ku duhet të jetë i matur; është koprrac kur duhet të jetë bujar dhe shpenzon kur duhet të jetë më koprrac; tërhiqet kur duhet të hidhet përpara dhe hidhet përpara kur duhet të tërhiqet; zbutet kur duhet të jetë i ashpër dhe ashpërsohet kur duhet të jetë i butë; bëhet modest kur duhet të jetë krenar dhe bëhet mendjemadh kur duhet të jetë modest. 3⃣ Epshi e shtyn drejt lakmisë, zemërngushtësisë, koprracisë dhe mungesës së dëlirësisë dhe burrërisë, dhe e bën të pangopur, të ulët dhe t’i ketë të gjitha poshtërsitë. 4⃣ Zemërimi e shtyn në mendjemadhësi, urrejtje, zili, armiqësi dhe mendjelehtësi. 📚 Medarixh esSalikin, vëll. 2, f. 194–195. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в Telegram💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸 Nëse dikush pretendon se sahabët kanë dalë nga Islami pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, përveç një grupi të vogël prej tyre, që janë më pak se njëzet veta, ose pretendon se në përgjithësi sahabët janë mëkatarë, atëherë nuk ka dyshim se ai që e thotë këtë është kafir (jobesimtar), sepse i mohon tekstet e Kuranit në shumë vende ku lavdërohen sahabët dhe tregohet se Allahu është i kënaqur me ta. Madje, kush dyshon në kufrin e tij, edhe ai duhet të gjykohet si kafir. 📚 esSarim elMeslul, f. 586. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в TelegramE shoh se disa njerëz janë të brengosur në lidhje me përçarjen mes muslimanëve rreth temës së mevludit dhe kërkojnë "uljen e tensioneve të këtij debati të fryrë". Në rregull. Me të vërtetë nuk ka nevojë për këtë debat. Këtë debat mund ta mbyllin përkrahësit e idesë së mevludit shumë shpejt në njërën prej këtyre dy mënyrave: 1. Ose le të heqin dorë nga mevludi menjëherë, sepse nuk është diçka që ka urdhëruar Allahu në Kuran, e as Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, në hadith, që të mos kenë mundësi ta braktisin. Pasi e shohin se kjo temë shkaktuaka përçarje dhe nuk është ndonjë detyrë që buron nga Kurani ose Sunneti, atëherë thjesht le ta mbyllin këtë temë dhe le të mos i përçajnë muslimanët! 2. Le të sjellin një argument nga Kurani, Sunneti ose tradita e sahabeve për ligjshmërinë e mevludit dhe atëherë të gjithë ne do ta veprojmë menjëherë dhe do të mbyllet debati. Përveç këtyre dy opsioneve çdo fjalë tjetër është filozofi dhe polemizim i padobishëm, si dhe është pretendim i rrejshëm për dëshirë të bashkimit.
Открыть в Telegram💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, thotë: 💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije shpesh thoshte: 🔸 Kush i largohet argumentit, e humb rrugën. Nuk ka argument tjetër përveç argumentit me të cilin ka ardhur i Dërguari ﷺ. 💎 Hasen elBasriu ka thënë: 🔸 Ai që punon pa dituri është si ai që ecën jashtë rrugës. Ai që punon pa dituri shkakton më shumë dëme sesa mendon se sjell përmirësime. 📚 Miftah Dar esSe'adeh, vëll. 1, f. 83. ✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Открыть в TelegramShejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë: "Pasuria e gruas është vetëm e saj"; si dhe disa këshilla për sjelljet mes bashkëshortëve
Открыть в Telegram