Posts of Dobitë Selefije
💎Sahabiju i nderuar Abdullah Ibn Mesud رضي الله عنه ka thënë: ⚠️Nuk do ta gjesh besimtarin tradhtar e as gënjeshtar. (Hasen) 📚Zuhdi i Henadit (2/633) 📮 https://t.me/Arafatbinhassan/19369 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in Telegram🔹 Ebu Is‘hak El‘Xhubnijani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 🔸“Pesë gjëra janë bashkuar për ta shkatërruar njeriun e gjorë: – një besimtar që e ka zili, – një jobesimtar që ia dëshiron të keqen, – një shejtan i pabindur, – dynjaja që e josh – dhe shpirti që e nxit drejt së keqes.” 📚 Tertibul Medarik (6/242) 🖋️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram#perlë #dobi 🔸 Ebu Hatim elBusti (vdekur 354h), All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: Durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon.” 📙Rawdatul ‘ukala, faqe 45. ✍️ Përktheu: #Xhemal Jakupi 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ‘’Dije se as logjika e shëndoshë dhe as transmetimi autentik nuk përmbajnë asgjë që bie ndesh me metodologjinë selefije.’’ 📚Fetava Hamevije, fq.276 📮 https://www.facebook.com/share/1CW99NurqK/?mibextid=wwXIfr 🖋️Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Imam Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Nuk ka dyshim se shfaqja e së vërtetës, përhapja e saj dhe thirrja e njerëzve drejt saj në këtë kohë konsiderohen ndër gjërat e pazakonta. Kjo për shkak të thellimit të gjendjes së huajësimit të Islamit, pakësimit të thirrësve në të vërtetën dhe shtimit të thirrësve në të pavërtetën. 📚Mexhmu Fetava (3/158) 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in TelegramForwarded from Hoxha Xhemal Jakupi
💎 Imam Malik ibn Enes, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë Ibën Vehbit: 🔸 Përcille atë që ke mësuar dhe mjaftohu me kaq! Mos e merr përsipër barrën e askujt, sepse është thënë: "Njeriu më i humbur është ai që e shet Ahiretin e tij për interesa të kësaj bote, ndërsa edhe më i humbur është ai që e shet Ahiretin e tij për interesat e kësaj bote të dikujt tjetër.” 💎 Gjithashtu ka thënë: 🔸 Kur njeriu begatohet me dije dhe bëhet një personalitet i shquar, kah i cili drejtohen gishtat (si shenjë vlerësimi dhe nderimi), atëherë duhet ta vendosë dheun mbi kokën e tij (të bëhet modest) dhe ta përçmojë veten (nefsin) kur është në vetmi. Nuk duhet të gëzohet me pozitat udhëheqëse, sepse, kur të shtrihet në varrin e tij dhe ta mbështesë kokën mbi dhe, e gjithë kjo do t'i vijë rëndë.” 📚 Tertib el-medarik ue takrib el-mesalik, vëll. 2, f. 61. ✍ Përktheu: Xhemal Jakupi ------------------------------ 🔗 linktr.ee/xhemal_j
Open in Telegram💎 Imam Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Prandaj, o vëllai im, kujdesu për pastërtinë e zemrës sate para pastërtisë së gjymtyrëve të tua. Sa e sa njerëz ka që falin namazin, agjërojnë, japin sadaka dhe kryejnë haxhin, por zemrat e tyre janë të prishura!” 📚Sherh Rijadu Salihin (3/277) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram🔹Kur imamët mahniten, atëherë çfarë mbetet për ne?! 💎Një dëshmi madhështore nga një imam 💎Imamu Sunnah Rabië ibn Hadi El‘Medkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Fillova të lexoja librin Silsilat al’Ahadith ad’Daifah (të Shejh Albanit) dhe vura re se ai ishte një dijetar jashtëzakonisht i aftë në njohjen e defekteve të fshehta të haditheve dhe në kritikimin e tyre. Vërtet, kjo është diçka e jashtëzakonshme! U mahnita dhe thashë: Pasha Allahun, si ka arritur ky njeri në një nivel kaq të lartë në këtë kohë?! 📼Difa an Albani 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dija është vetëm një dhunti që Allahu ia jep kujt të dëshirojë prej krijesave të Tij.” 📚Sijer (11/333) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in TelegramAllahu i Lartësuar thotë: {الأخِلَّاءُ يَوْمَيْذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضِ عَدُةٌّ إِلّا الْمُتَّقِينَ} {Atë Ditë, miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve} 💎Imam Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Çdo dy persona që e ndihmojnë njëri-tjetrin në të kotën dhe e duan njëri-tjetrin për hir të saj, patjetër që dashuria e tyre do të shndërrohet në urrejtje dhe armiqësi. 📚Medarixh es‘Salikin (2/90) 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📮 https://www.facebook.com/share/p/1AH4o8wt7D/?mibextid=wwXIfr
Open in Telegram💎Imam Feuzani, Allahu e ruajjtë, ka thënë: “Nëse e udhëzon dikë tjetër drejt së mirës dhe e paralajmëron nga e keqja, atëherë ti i ke dhënë atij një sadaka madhështore, sepse Allahu mund t’i sjellë dobi atij nëpërmjet kësaj më shumë sesa nëpërmjet pasurisë.” 📚Sherh Arbain Nevevije 🖋️Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram🌟Imamu Sunna Rabi ibn Hadi el‘Medkhali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Kur të rinjtë ishin të lidhur me dijetarët dhe i dëgjonin këshillat e tyre, ata ishin të mbrojtur dhe të ruajtur nga të gjitha llojet e devijimit: nga devijimi i jobesimtarëve, ateistëve, zindikëve, pasuesve të bidateve dhe të humbjes. Mirëpo, kur e shkëputën këtë lidhje me dijetarët dhe u larguan nga përkushtimi ndaj kësaj metodologjie, atëherë erdhën problemet dhe humbja e rrugës. 📚Dherijeh (1/328 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Kolosi i dijes Muhammed Aman El‘Xhami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Gruaja muslimane, e cila është e arsimuar dhe e vetëdijshme, duhet ta studiojë fenë e saj, në mënyrë që të njohë qëndrimin e Islamit ndaj gruas dhe dinjitetin që ajo gëzon në Islam. Ajo nuk duhet të ndjekë çdo zë që thërret (pa dituri). 📚Nidham usreti fil Islam, fq. 342 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Imam Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “#Pasuesit_e_Sunetit i lënë fjalët e njerëzve për shkak të Sunetit, ndërsa pasuesit e bidateve e lënë Sunetin për shkak të fjalëve të njerëzve.” 📚Savaik (4/1603) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram💎Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vazhdimësia në lënien e suneteve është shenjë e privimit nga suksesi dhe ndihma e Allahut.” 📚Deru Tearudi el‘Akli uen Nakl (8/66) ✍️ Përktheu: Semir Veliu 🎙️https://telegram.me/selefit
Open in Telegram📌Zbulimi i kokës për burrat 💎Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▫️Nuk konsiderohet prej paraqitjes së mirë, sipas traditës së selefëve, që njeriu të jetë vazhdimisht me kokën zbuluar, të ecë kështu nëpër rrugë dhe të hyjë në këtë gjendje edhe në vendet e adhurimit. Përkundrazi, kjo është një traditë e huaj, e cila ka depërtuar në shumë vende islame në kohën kur ato u pushtuan nga jobesimtarët, të cilët sollën me vete zakonet e tyre të prishura, e muslimanët i imituan në këtë çështje. 📼Huda ua Nur, nr. 141 🖋️Përktheu: Semir Veliu 📍https://telegram.me/selefit
Open in Telegram